Ekonomi

Ministria e Financave mbanë takimin për portfolion me BERZh-in

Për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore Ministria e Financave, ka filluar të organizojë takime të rregullta, të përbashkëta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës. Ditë më parë Ministria e Financave ka mbajtur takimin me KfW-në, ndërsa sot mbajti takimin me BERZh-in. 

Në këtë takim u diskutua për procesin e implementimit të projekteve me Kreditorët përkatës konkretisht për projektet me BERZh-in. Ky është takimi i parë me këtë institucion të rëndësishëm financiar. Gjatë takimit të udhëhequr nga zëvendësministri Agim Krasniqi në të cilin morën pjesë përfaqësuesit nga Zyra e BERZh-it në Kosovë u diskutua për portfolion me BERZh-in ku rëndësi ju kushtua projektit për rehabilitimin e hekurudhës dhe projektit të rrugëve regjionale.  

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse. /KI/

Komentoni