Lajme

Ministria e Arsimit e vendosur: Testi për mësimdhënësit do të mbahet

Testi vlerësues për performancën e mësimdhënësve dhe profesorëve universitar për Ministrinë e Arsimit konsiderohet çështje e mbyllur.

Kështu ka thënë Faton Fetahu, asistent personal- ligjor i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por pa u lëshuar në shpjegime të hollësishme.

“Meqenëse MAShT e konsideron të mbyllur këtë çështje atëherë vlerësojmë se kemi thënë të gjitha ato që duhet thënë. Faleminderit shumë për mirëkuptim”, ka thënë Fetahu.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës kanë deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të bëjnë këtë test. Ata thonë që ky test është ofendim i diplomës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*