Kosova

Ministria blen barna me çmime shumëfish më të larta se sa çmimet reale në treg

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka deklaruar se qysh në javën e parë të punës së tij, ka hasur në probleme, për sa u përket çmimeve të barnave.

Ai e ka kuptuar se ato blihen me çmime më të larta, se sa çmimet reale që ekzistojnë në treg.

Këto deklarata, sipas koha.net ai i ka dhënë përgjatë “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, ku është diskutuar për tenderët mjekësorë në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Unë kam trashëguar një sistem i cili ka mungesë të madhe të barnave. Ministrat e mëhershme kanë menaxhuar një sistem të nënfinancuar. Financimi i shëndetësisë është i domosdoshëm. Kemi nevojë për investime në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sipas tij 60 – 70% e buxhetit mund të shkojë për listën esenciale të barnave, e cila është kritikuar shumë, e për të cilën ka treguar se do të punojë në mënyrë që të mos ketë probleme.

Komentoni