Kosova

Ministri shkarkon anëtarët e MAShT-it në bordin e UP-së

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se ka shkarkuar katër anëtarët e MAShT-it në Bordin e UP-së.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MAShT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, tha ministri Shyqiri Bytyqi.

Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.

Anëtarë të këtij bordi nga MAShT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Komentoni