Kosova

Ministri Rikalo merr mbështetjen e Listës Serbe

Lista Serbe ka hedhur poshtë akuzat se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo ka torturuar dhe maltretuar qytetarët shqiptarë gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke thënë se sulmet e tilla janë të pabazuara dhe se ato po bëhen me qëllim të përfitimeve të poenëve politikë.

“Sulmet dhe akuzat e pabazuara në llogari të ministrit Nenad Rikalo, të cilët janë duke i plasuar partitë opozitare në Kosovë, për fat të keq janë diçka që meritojnë dënimin më të ashpër të të gjithë përfaqësuesve politikë dhe organizatave ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Lista Serbe dënon ashpër këto sulme që dëmtojnë besimin dhe stabilitetin ndëretnik në Kosovë.

“Në Prishtinë të gjithë e dinë se ministri Rikalo nuk ka të bëjë fare me ndonjë ngjarje lufte dhe se ai i kushtoi një pjesë të jetës së tij për të ndërtuar paqen mes popujve. Falënderojmë institucionet që qëndruan në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtësisë në këtë rast dhe theksuan publikisht se sulmet ndaj ministrit Rikalo ishin trillime. Lista Serbe qëndron fuqishëm pas secilit prej anëtarëve tanë dhe nuk do të lejojmë që emri i ndonjë serbi të fajësohet nga individë me qëllime të këqija”, përfundon reagimi i Listës Serbe.

Komentoni