Lajmet

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, sot vie për vizitë dyditëshe në Kosovë. Gjatë vizitës në Kosovë, Soini do ta takojë Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn, ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin dhe të tjerë. “Temë e diskutimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale të Kosovës dhe Finlandës si dhe e ardhmja evropiane e Kosovës. Përveç kësaj, Ministri Soini do ta mbajë fjalën hyrëse me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Finlandës. Vizita në Kosovë është pjesë e turit në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera ai do ta vizitojë edhe Maqedoninë dhe Serbinë.

 

Komentoni