Bota

Ministri danez: Nuk duhet të pranohen zgjedhjet ruse në Krime

Liderë dhe zyrtarë po takohen në forumin Strategjia Evropiane e Jaltës në Kiev të Ukrainës, për të diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Ukraina, Bashkimi Evropian dhe fqinjët e tyre.

Duke folur sot në ditën e parë të këtij samiti dyditësh, ministri i jashtëm i Danimarkës, Kristian Jensen, ka shprehur dyshim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ruse në Krime, duke thënë se votat në Krime nuk duhet të njihen. /rel/

Komentoni