Kosova

Ministri Abrashi takoi përfaqësueset e shoqatave të grave

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar nëpërmes të një statusi në Facebook se ka takuar përfaqësueset e shoqatave të grave, Igballe Rogovën nga Rrjeti i Grupit të Grave, Feride Rushitin nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Veprore Shehun nga Medica-Kosova, Kadire Tahirin nga Qendra për Promovimin e të drejtave të Grave në Drenas si dhe Mirlinda Shalën nga Medica-Gjakova.

Abrashi ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte biseda rreth procesit të formimit të Komisionit për Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksuale.

Për më shumë lexoni statusin e plotë të ministrit Abrashi:

“Pata nderin të pres në takim përfaqësueset e shoqatave të grave, Igballe Rogovën nga Rrjeti i Grupit të Grave, Feride Rushitin, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Veprore Shehun nga Medica-Kosova, Kadire Tahirin nga Qendra për Promovimin e të drejtave të Grave në Drenas si dhe Mirlinda Shalën nga Medica-Gjakova.��Në fokus të këtij takimi ishte procesi i formimit të Komisionit për Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksuale. ��Qeveria veçse ka nominuar anëtaret nga radhët e institucioneve publike, konkursi për anëtarët e Komisionit Qeveritar jashtë institucioneve tanimë është mbyllur, presim përfundimin e konkursit për OJQ-të përkrahëse, dhe jemi në koordinim të aktiviteteve trajnuese në mënyrë që ky proces të shkojë sa më mirë, duke pas parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë që ka”. /KI/

Komentoni