Lajme

“Minatori” si shpëtimtar

Atmosferën e zjarrtë, për të cilën është e njohur palestra “Minatori” në Mitrovicë, e kanë ndier nga afër lojtarët më të mirë të Sllovenisë.

E ka ndier edhe basketbollisti i njohur i NBA-së, Goran Dragiq. Dragiq nuk ka luajtur të shtunën e kaluar për Slloveninë në fitoren 91:81 ndaj Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ai në pjesën e parë të ndeshjes, kur tifozët po i jepnin krah Përfaqësueses së Kosovës që po shënonte më shumë se Sllovenia, ka kthyer disa herë kokën nga tribuna ku ishin tifozët më të zhurmshëm.

Dragiq ka përcjellë i qetë nga bankina e Sllovenisë përballjen me Kosovën. Pas ndeshjes nuk është deklaruar për media, por ishte përzgjedhësi i Sllovenisë, serbi Igor Kokoshkov që lavdëroi Përfaqësuesen e Kosovës dhe tifozët e saj.

Ishin “Torcida” e Mitrovicës dhe “Shqiponjat” e Pejës që i ofruan përkrahje Kosovës, por edhe shikuesit që nuk janë pjesë e grupeve të tifozëve, që ishin të vendosur në tribunën kryesore.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*