Lajme

Millaku: Buxhet e kushte të pamjaftueshme për trajtimin e kancerit

Numri i pacientëve të cilët po diagnostikohen me kancer vazhdimisht po rritet.

Ndonëse ekspertët e lidhin shtimin e rasteve me numrin e pacientëve kosovarë që më herët kanë kërkuar trajtim jashtë vendit, ndërsa të njëjtin trajtim tash e marrin në Onkologji, zëvendësdrejtori i kësaj klinike Ardian Millaku, ka thënë se kjo paraqet rritje reale, por edhe shqetësuese me gjithë faktin se rritja e numrit të diagnostikuarve me kancer është në trend të rritjes në mbarë botën.

Në intervistën dhënë gazetës Millaku ka folur për mungesat në Klinikën e Onkologjisë. Me gjithë rritjen e numrit të të diagnostikuar buxheti nuk është rritur, shkruan sot “Koha Ditore”. Millaku ka thënë se kanë nevojë për furnizim të rregullt me barna, për dyfishimin e stafit të mesëm, për servisim të rregullt e aparatura të reja.

Kosova, sipas Millakut, nuk ka mundësi të kryejë së paku gjashtë shërbime për pacientë të ndryshëm të kategorive të ndryshme të kancereve. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qendër, që trajton pacientët e sëmurë me kancer e që janë në stadin përfundimtar.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*