Kulturë

Miler: Në shumë të këqija të ndodhura në Kosovë ka marrë pjesë kisha ortodokse serbe

Serbia vetes i ka sjellë të keqen dhe qytetarët e saj duhet të jetojnë me të vërtetën se vetvetes i kanë sjellë vuajtje, raporton Kosova.info. Kështu thotë shkrimtarja Nobeliste Herta Miler gjatë një mbrëmje të organizuar me të, në kuadër të Panairit të 62 ndërkombëtar të librit në Beograd dhe programit “katër shtete një gjuhë”.

Miler në paraqitjet e saj publike ka shprehur qëndrimin se dhuna është zgjidhje plotësisht legjitime në konflikte politike. Ajo tha se me histori mund të rrënohet aq, sa edhe mund të bëhet mirë.

“Nga rrëfimet dhe bisedat po ashtu fillojnë konfliktet. Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa situata mund të zgjidhen vetëm me veprime të caktuara. Kur ka luftë, atëherë duhet të ndërmerren veprime në mënyrë që njëra palë të humb të gjitha dhe të mundet nga pala tjetër. Kur është kështu besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral. Këtë mund ta shohim gjithmonë përsëri në shembuj të ndryshëm. Nëse jemi të mirë dhe pimë çaj njëri me tjetrin gjithçka do të jetë në rregull. Shumë luftëra kanë treguar se nuk është mu ashtu”, tha Miler.

Shkrimtarja e njohur ka theksuar se edhe sot mendon njëjtë.

“Në Kosovë dhe Bosnjë ka ndodhur shumë të këqija me prezencën e nacionalizmit dhe në gjithë këtë ka marrë pjesë Kisha ortodokse serbe. Kam qenë e befasuar se çdo gjë që ka ndodhur në Jugosllavi i cili ishte vend I hapur dhe në të cilën njerëzit kanë mundur të udhëtojnë. Nga perspektiva ime e jetës në Rumani, Jugosllavia ka qenë gjysmë parajse. Më ka befasuar se në një vend të tillë është eksploatuar nacionalizmi”, tha Miler. /KI/

Komentoni