Sport

Milan i “pangopur”, kërkon talentin e Bayern

Milan ka treguar këtë verë se është “mbreti” i merkatos. Kuqezinjtë kanë arritur të transferojnë deri më tani 9 lojtarë, duke përmendur këtu transferimin e bujshëm të Leonardo Bonuccit për 40 milionë euro nga rivalët e Juventusit.

Por “Djalli” nuk ndalet dhe duket i “pangopur”. Sipas të përditshmes portugeze “Record” sytë e kuqezinjve tashmë janë mbi talentin e Bayern Munchen, Renato Sanchez.

Duket përfituar nga aktivizimi i pakët në Mynih, Milan duket se i ka bërë klubit gjerman një ofertë për një huazim 2-vjeçar të lojtarit. Sipas të njëjtit burim, kuqezinjtë janë gati të derdhin në arkat e kampionëve të Gjermanisë 7.5 milionë euro për huazimin dhe 40 milionë të tjera për kartonin.

Në garë për shërbimet e 19-vjeçarit janë Manchester United dhe Benfica, e cila shpreson në dëshirën e futbollistit për një rikthim në ekipin ku u bë i njohur.

Komentoni