Sport

Mike Tyson, jeta e legjendës së boksit në një film

Padyshim që Jamie Foxx di sesi ti mbaje sekretet. Pas konfirmit të lidhjes me Katie Holmes pas një heshje 4-vjeçare, një bërë një tjetër zbulim për aktorin.

49-vjeçari do të interpretojë rolin e ish-kampionit të boksit në një film mbi jetën e ish-kampionit të boksit Mike Tyson.

Lajmi është konfirmuar nga Mike në Las Vegas ku ai zbuloi se miku i tij do ta portretizojë atë filmin që do të flasë për të gjithë jetën e tij duke u shprehur se do të ketë edhe gjëra jo të këndshme.

Boksieri pranoi: “Shumë njerëz nuk do të pëlqejnë gjërat që unë kam bërë në jetë.”

“Mike i hekurt” është dënuar për përdhunim dhe u burgos për 6 vite në 1992. Pas rikthimit ai u përjashtua nga boksi pasi i shkuli një pjesë të veshit kundërshtarit të tij në ring.

Ndërsa aktori Jamie pavarësisht se po arrin në të 50-at po merr mësime boksi në paletër me trajnerin e tij për relaizimin e filmit.

Regjizori legjendar Martin Scorsese mendohet se do të realizojë filmin që të gjithë mezi presin ta shikojnë, raporton The Sun.

Komentoni