Lajme

Mijoviq, trajneri që bëri shpejt emër në basketbollin kosovar

Ndonëse edicioni nuk ka nisur ende, Petar Mijoviq tashmë vlerëson se ka bërë veprimin e duhur kur ka pranuar sfidën që të drejtojë Sigal Prishtinën.

Trajneri i ri nga Tivari flet në superlativ për klubin e basketbollit që është kampion në fuqi i Kosovës dhe i Ligës Ballkanike. Mijoviq 34-vjeçar shpejt ka bërë emër në basketbollin kosovar, shkruan sot “Koha Ditore”. Edicionin e kaluar drejtoi Bashkimin e Prizrenit.

Puna e tij u vlerësua lart dhe ai këtë verë pati oferta nga Bashkimi, Peja e Prishtina. Zgjodhi Prishtinën që sërish do të luajë në Superligën e Kosovës, në Ligën Ballkanike dhe në FIBA Europe Cup.

Malazezi Mijoviq ka javë që ka nisur punën me skuadrën e kaltër dhe tashmë po shikon para drejt sukseseve të reja.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*