Hi Tech

Microsoft Word me funksione të reja të jashtëzakonshme!

Microsoft Word Researcher është një shërbim i ri të cilin e ka prezantuar sot Microsoft.

Shërbimi më i ri në kuadër të Word ka për qëllim të na ndihmojë në gjetjen e burimeve për punime shkencore, si dhe vepra të tjera të ngjashme.

Risia më e fundit zbaton teknologjinë e Bing Knowledge Graph të Microsoft për të ofruar përmbajtje relevante, me akreditimin e duhur. Funksioni Researcher është në dispozicion sot për përdoruesit e Windows.

Mbështetja për versionin mobil dhe ai për MacOS do të vijë së shpejti, por për këtë nuk është dhënë asnjë afat kohor i caktuar.

Microsoft Word Editor është një zgjerim në gramatikë dhe drejtshkrim që përdor mjetet konvencionale të përfshira tashmë në Microsoft Office 365.

Veçoria përdor të mësuarit e makinës së bashku me kontributet nga një ekip prej gjuhëtarëve për të ndihmuar përdoruesit në përmirësimin e shkrimit duke identifikuar fraza të paqarta, duke theksuar dyfishimin e frazave, dhe detaje tjera të ngjashme .

Editor nuk do të lëshohet që nga sot, por po vjen së shpejti në të gjithë gamën e Office 365.

Komentoni