Lajme

MI financon projektet infrastrukturore në Partesh

U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Parteshit për financimin e realizimit të projekteve rrugore. 

Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikolić, parashihet rregullimi i rrugëve dhe urave në Partesh – Pasjan, në vlerë prej 50,000 eurosh. 

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e projekteve.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve dhe të caktojë një zyrtar mbikëqyrës lidhur me projektet, ndërsa Komuna e Parteshit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*