MF: Kosova ngritet për 70 pozita në të bërit biznes për tri vite

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Kosova ka lehtësuar dukshëm procedurat e eksportit, të cilat janë njohur në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të...

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Kosova ka lehtësuar dukshëm procedurat e eksportit, të cilat janë njohur në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bërit biznes”.

Në këtë aspekt, rangimi ndërkombëtar i Kosovës është përmirësuar për 70 pozita në tri vitet e fundit.

Procedurat janë thjeshtëzuar përmes funksionalizimit të kanalit të verdhë, zbatimit të projektit “Dogana pa letër”, zbatimit të pagesës elektronike të detyrimeve doganore “E-pagesa”, kryerjen e procedurave për eksport gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, zvogëlimin e kontrolleve nëpër terminale në më pak se 10% të mallrave që eksportohen, zbatimin e procedurave të lehtësuara dhe automatike për transitet si dhe kryerjen e kontrolleve doganore dhe fito-sanitare konform rregullave të BE-së, ku vetëm një numër i vogël i nënshtrohet kontrollit/licencave.

“Ndërsa, gjatë këtij viti do të adresohen edhe sfidat e mbetura si reformimi i procedurave për pajisje me licenca të ndryshme, sidomos licencat gjatë eksportit të lëndës së parë, shkurtimi i kohëzgjatjes së kontrolleve fito-sanitare në terminale doganore për produktet sezonale të pemëve dhe perimeve, do të adresohet çështja e mosnjohjes së deklaratave për mallrat kosovare me mbishkrimin e Republikës së Kosovës nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet i pavarur si dhe do të shqyrtohen me kujdes të gjitha barrierat për eksportet e mallrave kosovare në kuadër të vendeve të CEFTA-s”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.

Kategoritë
Ekonomi
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera