Ekonomi

MF dhe KfW nënshkruan Marrëveshjen për garantimin e kredive në vlerë 7.45 milionë euro

Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Fondit për garantimin e kredive në Kosovë Besnik Berisha dhe Rene Eschemann Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë, Maqedoni si dhe Thomas Reker Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore nënshkruan dy marrëveshje me vlerë 7.45 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Ministri Bedri Hamza duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë Gjermane përmes KfW-së theksoi se kam kënaqësinë e veçantë që sot në emër të Qeverisë së Kosovës të nënshkruaj Marrëveshjet në total në vlerën prej 7.45 milionë euro të ndara në dy marrëveshje në vlerë prej 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro, për rritjen e kapitalit për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), si përfaqësuese e Qeverisë Gjermane që përbën njërin ndër donatorët dhe partnerët kryesor që ka Kosova.

Sipas ministrit Bedri Hamza arritja e këtyre marrëveshjeve është edhe një sinjal i angazhimit tonë të përbashkët për mbështetjen e një segmenti shumë të rëndësishëm për ekonominë tonë, që janë bizneset e vogla dhe të mesme me theks të veçantë inkurajimi i të rinjëve për punësim, ku përkrahja e Shtetit dhe Qeverisë Gjermane ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë.

“Themelimi i Fondit për Sigurimin e Kredive ka qenë një hap shumë i qëlluar në drejtim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit financiar në Kosovë, dhe mund të them se tani pas përafërsisht një viti operim të Fondit, jemi shumë të kënaqur me punën dhe ndikimin e këtij institucioni në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Dhe është lajm i mirë që tani pothuaj të gjitha Bankat janë regjistruar dhe janë duke përdorur shërbimet e Fondit, dhe kjo është mjaft inkurajuese për një mbështetje edhe më të madhe të sektorit privat” shtoi Ministri Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se” Tani që po flasim, përmes garantimit të Fondit për Sigurimin e Kredive, janë disbursuar më shumë se 23 milionë EUR, dhe nga dita në ditë, numri dhe shuma e kredive të garantuara nga Fondi po rritet mjaft shpejt, por në mënyrë të qëndrueshme. Dhe për këtë Banka Qendrore dhe Ministria e Financave ka luajtur një rol kyç në procesin e themelimit të këtij institucioni dhe më pas zhvillimin e tij”.

Ndërsa, nënshkrimi i sotëm i Marrëveshjeve të reja midis Qeverisë sonë dhe Qeverisë Gjermane për mbështetje të Fondit, është një sinjal i qartë se ne e shohim këtë institucion si një akter tepër me rëndësi për sektorin financiar dhe ekonominë e vendit tonë dhe për këtë edhe njëherë dua të falënderoj shumë Qeverinë Gjermane, KfW-në dhe taksapaguesit e shtetit Gjerman për mbështetjen e ofruar për funksionalizimin e Fondit dhe në përgjithësi për kontributin e vazhdueshme për të mirën e vendit tonë”.

Ndërsa, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë e Maqedoni Rene Eschemann theksoi se “e veçanta e këtij Fondi është se gjithçka është në një institucion të përhershëm dhe të pavarur dhe kjo ka shembuj të mirë të bashkëpunimit të USAID dhe Qeverisë së Gjermanisë, edhe ajo e Suedisë do ti bashkëngjitet këtij fondi. Kredidhënia është vetëm 4% dhe ne duam të mbështesim sektorin privat”.

Gjithashtu, ky fond është një dritare e re për financimin e sektorit të bujqësisë. Dita e sotme është e një rëndësie të madhe dhe garanton që ky fond do jetë në të mirë të këtij kombi. Kjo është e mirë edhe për pjesën komerciale sepse bëhet një ri-injektim. Nuk është sfidë e fondeve që mungojnë sepse ka mungesë e ideve të mira. Këtu është pika kryesore që garantimi i fondeve tha Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë e Maqedoni Rene Eschemann. /Kosova.info/

Komentoni