Opinion

Metodat e shantazhit dhe të kërcënimeve të Thaçit dhe të Mustafës

Shkruan: Skënder MULLIQI

Ata të cilët kanë përcjellë kronologjinë e ngjarjeve politike, e dinë mirë së cilët janë ato personalitete politike të cilët u shërbyen më mashtrime, shantazhe, kërcënime ndër më të ndryshmet për ta grabitur pushtetin e pas luftës. Deri sa ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova nuk kishin gjasa minimale ta marrin timonin e shtetit të ri të Kosovës. Dhe, në pa mundësi që më metoda demokratike të ngjitën në pushtet, së për këtë punë nuk e kishin kaçikun, nuk e kishin autoritetin në popull, nuk e kishin as ngritjen profesionale, u shërbyen më metodat më brutale, më metodat më të ndyta për ta udhëhequr Kosovën. Këtë katërçipërisht po e vërteton koha dhe aktualiteti politik shumë i zymtë në Kosovë. Metodën e shantazheve dhe të frikësimit nuk e ndalën kurrë deri më sot. Tash kur Kosovës po i mungon një personalitet çfarë ishte Rugova, vallen e djallit më qytetarët e Kosovës po e lozin kjo kastë politike në pushtet e cila po i vënë në peshore edhe interesat kombëtare. Këta po e tregon koha dhe veprimet e tyre abuzive së vetëm pushtetin e kanë si pikë synim dhe jo edhe fatin e Kosovës. Të gjithë arpallaku tashme iu ka dalë së cilët janë këto struktura në krye të shtetit. E kanë futur që shumë kohë vendin në krizë institucionale, e kanë elektrizua situatën politike duke krijuar destabilitet të përgjithshëm të vendit. E kanë pru gjendjen ekonomike dhe sociale siç është më së keqi për një shtet. Kosova po përballët më shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit. Çdo ditë po e gërryejnë nga brenda shtetin duke vjedhur dhe plaçkitur të gjitha të mirat materiale. Më veprimet e veta e vërtetuan së janë ngjitur në pushtet më vota të kontrabanduara dhe të manipuluara. Janë bë bashkë në krye të shtetit kriminelët politik dhe kriminelët ekonomik te të gjitha ngjyrave. E rropën Kosovën dhe po e shesin pa fije turpi territorin e saj. Klanet mafioze politike në krye të PDK-së dhe LDK-së, janë bërë gangrenë e kësaj shoqërie. Një luftë speciale është duke u bërë kundër Gjykatës Speciale. Ata që do të përballen më gjykatën nuk iu hynë duket sheshazi në funksion stabiliteti politik i Kosovës. Dëshirojnë më çdo kusht ti ruajnë pozitat e privilegjuara shoqërore që i kanë zënë. Presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa të cilët e kanë vu duket Demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave, kanë filluar më kërcënime karshi deputetëve. Thaçi është ngritur mbi institucionet e vendit sikur të ishte mbret. Ai shumë herë deri më sot i ka ndryshuar deklaratat dhe qëndrimet, por edhe vendimet veta politike që po i kushtojnë Kosovës. Ata e kanë zgjedhur rrugën linçuese dhe përjashtuese vetëm për ti mbajtur pozitat e larta shtetërore. Këtë kurs despotik dhe tiranik të instaluar, e kanë mundësin e madhe ta ndryshojnë Opozita e bashkuar, bashkë më popullin e Kosovës …

Komentoni