Kosova

Meta shprehu konsideratën e lartë për rolin konstruktiv të Listës Serbe

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Prishtinë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive parlamentare në Kosovë. Bëhet e ditur se Meta ka takuar Visar Ymeri e VV’së, Isa Mustafen e LDK’së si dhe Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

“Gjatë këtyre takimeve u vu në dukje dhe u theksua nga Presidenti Meta rëndësia që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese evropiane të Kosovës”, thotë njoftimi i presidencës shqiptare.

Sipas njoftimit, në takimin me Liderin e Listës Serbe Slavko Simic, Presidenti Meta shprehu konsideratën e lartë për rolin konstruktiv të Listës Serbe në konsolidimin e institucioneve të Kosovës si dhe të frymës së bashkëjetesës mes komuniteteve në Kosovë.

“Presidenti Meta gjithashtu vlerësoi kontributin e Listës Serbe për rrugën e integrimit evropian të shtetit të Kosovës”, thotë kumtesa.

Komentoni