Hi Tech

‘Messenger Day’ ka 70 milionë përdorues, ‘Facebook Messenger’ arrin 1.3 miliardë

Rrjeti social Facebook zbuloi ditën e djeshme disa statistika të cilat tregojnë ecurinë e klonit të Snapchat.

Edhe pse rritja nuk është aq eksplozive sa e versioneve të Instagram dhe WhatsApp, Messenger Day numëron 70 milionë përdorues në ditë të cilët postojnë dhe shikojnë foto e video.

Duke e vënë këtë arritje në perspektikë, Instagram ju deshën vetëm dy muaj për të arritur 100 milion përdorues ndërsa WhatsApp në vetëm 10 javë arriti 175 milion përdorues kurse 70 milion përdorues e Messenger Day erdhën 6 muaj pas debutimit.

Instagram ka 250 milion përdorues në ditë ndërsa konkurrenti Snapchat 173 milion përdorues në ditë.

Nga ana tjetër Facebook Messenger vijon të konsolidojë pozitat si aplikacioni më popullor i komunikimit në botë. Messenger numëron 1,3 miliardë përdorues në muaj, një rritje me 100 milionë që nga muaji Prill.

Vitet e fundit rritja e numrit të përdoruesve është ngadalësuar. U deshën gjashtë muaj për të arritur nga 800 milionë në 1 miliard përdorues dhe nëntë muaj për të arritur në 1.2 miliard përdorues shkruan PCWorld Albanian.

Messenger po arrin pikën kur tregu po ngopet. Konkurrentët më të afërt janë WeChat në Kinë me 938 milionë përdorues në muaj, QQ me 861 milionë përdorues dhe Snapchat me 173 milionë.

Komentoni