Shëndetësia

Mësoni disa nga vetitë e jashtëzakonshme të sodës së bukës

Shuma e nesh nuk e dinë, mirëpo, soda e bukës është një ilaç fantastik natyrorë që trajton dhe parandalon shumë shqetësime, shkruan Kosova.info.

Ajo përmban substanca si fosfat monocalcium dhe bikarbonat natriumi, e këto elemente ndikojnë në:

Lehtësimin e urthit: Kjo ndodh kur acidi i stomakut na ngjitet deri në ezofag dhe si pasojë përjetojmë djegie të stomakut. Një gjendje e tillë mund të trajtohet duke pirë ujë me sodë buke.

Neutralizimin e pH të organizmit: Nëse konsumojmë ½ lugë sodë buke të përzier me 1 gotë me ujë ne do të rivendosim ekuilibrin e pH në trupin tonë.

Trajtimin e gurëve në veshka: Konsumi i rregullt i sodës së bukës do të shpërbëjë gurët në veshka.

Përmirësimin e performances fizike: Soda e bukës është tepër alkaline e kjo ndikon në uljen e nivelit të acidit laktik i cili kontrakton muskujt tuaj.

Për më tepër, soda konsiderohet si një metodë efektive për të parandaluar grumbullimin e acidit. /Kosova.info/

Komentoni