Lajme

Mësimi në Qendrën Korrektuese të Lipjanit – peng i buxhetit për mësimdhënës

Rreth 30 nxënës të mitur në Qendrën Korrektuese në Lipjan ende nuk e kanë nisur procesin mësimor, sepse Ministria e Arsimit nuk e ka alokuar buxhetin për pagesat e mësimdhënësve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori komunal i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani, ka deklaruar se MASHT-i nuk po i shqyrton kërkesat e komunës për zgjidhjen e problemit të qendrës korrektuese. Sipas tij, rreth 10 mësimdhënës duhet të paguhen nga komuna për të mbajtur mësim me të miturit e kësaj qendre, mirëpo MAShT-i duhet t’ia alokojë buxhetin DKA-së.

“Ende nuk ka filluar procesi mësimor për të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan sepse jemi duke u shtyrë me Ministrinë e Arsimit për shkak të normave për mësimdhënës. Për këtë rast MAShT-i duhet ta alokojë buxhetin për mësimdhënës e pastaj ne ta menaxhojmë dhe t’i parashohim normat sipas specifikave. Mirëpo kërkesat e komunës ende nuk janë shqyrtuar nga qendra, andaj kërkojmë edhe një herë që me urgjencë të rregullohet ky problem”, ka kërkuar Hasani.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*