Opinion

Mesazhi prekës i djalit të dëshmorit në Facebook

Shkruan: Islam KRASNIQI

Duke i lexuar njoftimet në Facebook, me ra një postim në sy, i cili ma turbulloj mendjen, i cili me beri të mendoj shumë gjëra të cilat nuk i kisha menduar asnjë herë me parë, hallet e një të riut i cili ishte fëmija i dëshmorit, dhe i cili ia jepte lamtumiren prindit të tij pran varrit.

“I dashuri baba, me fal të lutem, me fal që po e marr këtë vendim qe ti kurrë nuk do të me falesh as nën varre, sot unë palova teshat mia, sot po i vë çelësin shtëpisë tone, po e le nënën time dhe tënden në prag të shtëpisë si dy qyqe, po ju kthej shpinën të afërmeve qe ti mi le, se po nisem me një rruge të re.

Porosia jote e fundit ishte qe të rritemi, të shkollohemi dhe të punojmë për ndërtimin e shtetit, që aq shumë e deshe, të cilit vend ti ja fale edhe jetën. Pavarësisht nga skamja dhe varfëria e madhe që e u shtri mbi familjen tonë, ne u shkolluam, por në punë askund s’po mund te kyçemi, sepse shokë e tu të pushkës, po na shohin vetëm në fushatat zgjedhore, apo në përvjetorin tënd, i kane zane ka 10 vende punë, e ne fëmijë dëshmorëve duhet të presim pensionin tënd që të mbushim barkun bukë, andaj sot po mora një vendim që do të vuaj terë jetën, por s’po kam rrugë tjetër, sot po nisemi për Europë apo edhe me larg.

Ata që ty të vranë dhe masakruan qindra mira fëmije gra dhe pleq, ata po trajtohen si familje mbretërore nga qeveria e Kosovës ne A’tdheun tënd, po sillen sot si pronar të Kosovës, të gjithë të punësuar, dhe po bëjnë çfarë po donë sikur në kohen e Milloshoviqit.

Apo e shiheni së në çfarë në gjendje kemi ranë, nuk e dimë së ku po jetojmë, fëmijët e dëshmorëve, po trajtohen njëjtë siç trajtohen ne serbi apo Maqedoni, ku fëmijët e dëshmorëve u lanë në mëshirën e Zotit. A është ky shpërblimi që e meritojnë familjet e dëshmorëve, apo kjo ishte projekt i bashkësisë ndërkombëtare, që liderët tanë të shkelin mbi familjet e dëshmorëve, për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë, që të marrin me shumë poenë karshi ndërkombëtarëve.

Një thënie Ruse thotë: “Nuk kam frikë nga ligji, por nga gjykatësi”, nga ai i cili e ndan këtë drejtësi, nga ai qe po i prin këtij populli, i cili është ber milioner, duke u thirrur ne vlerat e luftës dhe te paqes, me djersen tone, e ne po jeton ne varfëri të thelle, ne skamje, duke shpresuar për një dite me të mirë. Nëse nuk ndryshon ky sistem, nëse nuk vetëdijesohen këta lider, kjo elitë politike, populli një ditë do të largohen të gjithë, sepse shpresën e të ardhmes ja vratë ju vetë me punët e ndyta të tuajat.

Ky njeri po iku nga halli, sepse edhe ky duhet t’i ushqej dhe te kujdeset për familjen tij dhe jo se është më pak shqiptar, jo se e do me pak atdheun e tij, por ai po largohet së atdheut tij u bë goja e peshkaqenit, ku gjithçka po përpinë pamëshirshëm. Qeveria duhet që ti fletë vetës dhe ti thotë stop të keqes, tua marr zyrtarëve dhe militantëve të vetë vendet e shumëfishta të punës dhe të punësoj kuadro të reja, që energjinë dhe diturin e tyre të shkrin në vendin e tyre, e jo nëpër baushtella e kanalizime të Euroes!…

Komentoni