Sport

Merkato e “çmendurive”, Milan shpenzon 210 milionë euro

Kjo merkato ka qenë shumë aktive për ekipin e Milan që tashmë ka ndërruar edhe presidencën, plotë 210 milionë euro ka shpenzuar ai këtë merkato me blerjet e futbollistëve. Kinezi njëherësh edhe Presidenti i Kuq e Zinjve, Jonghong është shprehur i kënaqur me atë që ai e quan tashmë “Krijesën” e tij, Milan.

“Ne premtuam shumë kur erdhëm në krye dhe i mbajtëm premtimet por më duhet të them që do të bëjm akoma më shumë që ta shohim sa më lartë këtë ekip”, ka thënë ai.

Kinezi e bleu klubin e Milan për 700 milionë euro ndërsa 300 milionë të tjera janë shpenzuar për ringritjen e klubit, duke bërë që shifra e investimit të shkojë në thuajse 1 miliardë euro.

Ndërsa Djajtë e Kuq kanë nënshkruar një kontratë me qeverinë Kineze dhe do të ndihmojnë shkollat vendase në zhvillimin e futbollit.

Komentoni