ShowBiz

Bebe Rexha urim special për lideren e re të LSI-së (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka befasur të gjithë fansat me postimin e saj të fundit në Instagram. Bukuroshja ka uruar kushërirën e saj Monika Kryemadhi për zgjedhjen e saj si drejtuesja e re e Partisë Socialiste për Integrim dhe që është gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri.

“Duhet ta përgëzoj kushërirën time @monika.kryemadhi që u bë gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri !! Aq krenare. E di që do të bëni më të mirën për Shqipërinë. 🇦🇱❤️ #FuqiaeVajzave” është mbishkrimi i Bebes sipër imazhit të Monika Kryemadhit

Bebe Rexha ka zbuluar faktin se ajo dhe Kryemadhi janë kushërira gjë që na ka habitur të gjithëve.

Ajo është nisur dje drejt Shqipërisë me helikopter privat së bashku me 2 vajza dhe një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur me anë të disa postimeve në InstaStory.

 

Komentoni