Ekonomi

Menaxhmenti i Trepçës: Zotohemi për marrjen e obligimeve

Menaxhmenti dhe Sindikata e Ndërmarrjes “Trepça” ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për procedimin në Kuvend të projektligjit të ri për gjigantin metalurgjik.

Përmes një kumtese , për media, menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje paraprakisht i i ka falënderuar edhe të grupet parlamentare që siç thanë “shpresojmë shumë se duke votuar pro ligjit për Trepçën do të bëhen pjesë e fillimit të epokës së zhvillimit për Trepçën”.

“Ne si menaxhment i Trepçës dhe sindikata e pavarur e punëtoreve të Trepçës zotohemi për marrjen e obligimeve zhvillimore të Trepçës, e që do të jenë me shumë interes për të gjithë”.

Komentoni