Kosova

Memli Krasniqi flet për takimin e krerëve të PAN-it

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar si të rregullt takimin e krerëve të koalicionit PAN,  Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt me ish-deputetin e LDK-së, Ukë Rugova i akuzuar për krim të organizuar.

“Është takim i rregullt nuk është asgjë e jashtëzakonshme në takime të vazhdueshme si partner të koalicionit. Është në bazën e takimeve gati ditore por që u bë medial për shkak se u takuam në një vend publik s’ka asgjë të jashtëzakonshme është një koalicion stabil dhe është takim i rregullt që pritën të vazhdohen edhe në ditët e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi më tutje në një intervistë për Insajderin ka pranuar se në këtë takim është diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, ai ka treguar se për këtë çështje është biseduar edhe në të kaluarën dhe do të bisedohet edhe në të ardhmen.

 

Komentoni