Lajme

Mediat serbe: Rakiq kryetar i Listës Serbe, Simiq nënkryetar Kuvendi

Iniciativa  qytetare ‘Lista Serbe’ pritet që sot të mbajë një takim elektoral në Mitrovicë për të zgjedhur lidershipin udhëheqës të partisë.

Sipas raportimit të bërë nga gazeta serbe ‘Novosti’, kryetari i ri i Listës Serbe do të jetë, Goran Rakiq, i cili ndryshe është edhe i pari i komunës së Mitrovicës veriore, transmeton Indeksonline. Po ashtu pritet që të vendoset edhe kryesia e Listës Serbe, e cila do të përbëhet nga nëntë anëtarë.

Ndër të tjerash sipas informacioneve jozyrtare të po të njëjtës së përditshme thuhet që kryetari i deritanishëm i Listës Serbe, Slavko Simiq do të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, post ky i cili në legjislaturën e kaluar i takonte Sllobodan Petroviq nga Partia e Pavarur Liberale.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*