Bota

Mediat ruse: Condoliza Rice e dërguar për Ballkan

Kohëve të fundit politika amerikane është duke luajtur një rol më proaktiv në rajon, për shkak të stabilitetit të brishtë. Viteve të fundit është folur për emërimin e mundshëm të një të dërguari special amerikan për Ballkan.

Agjencia ruse Sputnik, transmeton Kosova.info thotë se kandidati kryesor për këtë pozitë është ish sekretarja amerikane e shtetit Condoliza Rice.

Fjala është për një lloj monitorimi amerikan të rajonit.

Sipas agjencisë ata nuk do të përziheshin direkt në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, por këtë do të vazhdojnë t’ia lënë Brukselit. /Kosova.info/

Komentoni