Lajme

Mediat kroate: Kosova e Kroacia mund të dënohen nga FIFA

Kosova e Kroacia rrezikojnë të dënohen nga FIFA, pas thirrjeve kundër serbëve gjatë ndeshjes në “Loro Boriçi”.

“Në Shkodër u krijua një atmosferë fantastike në lojën kualifikuese për Kupën e Botës 2018, në mes të Kosovës dhe Kroacisë, e cila është ndërprerë nga një grup i tifozëve, që në prag të takimit të tyre, brohorisnin “Vrite serbin” dhe “Ngulfate serbin”.

“Kosova dhe shqiptarët vendës, që nga mëngjesi ishin bashkë me tifozë kroatë; këndonin e pinin së bashku. Rruga për te stadiumi “Loro Boriçi” ishte e stërmbushur”, shkroi “24sata.hr”.

Portali kroat “24sata.hr” ka paralajmëruar se të dyja skuadrat mund të dënohen nga FIFA për thirrjen: “Vrite serbin”, para dhe gjatë ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*