Sport

Mediat italiane: E ardhmja e Grezdës në Serie A (Video)

Paraqitja pozitive e Eros Grezdes në sfidën e “Loro Boriçit” ndaj të kaltërve, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane që parashikojnë një të ardhme në Serie A për sulmuesin shqiptar. Faqja e specializuar, “Tuttomercatoëeb” thekson fillimisht se Grezda e vuri disa herë në vështirësi portierin Giggi Buffon, duke i dhënë një ndihmë të madhe në krahun e majtë edhe kapitenit Agolli. “Në aspektin e grintës, ai e vuri disa herë në vështirësi skuadrën e Venturës në ndeshjen e Shkodrës, kjo për meritë edhe të eksperiencave në disa kampionate konkurruese”, thekson faqja italiane që shton më pas se Grezda u bashkua që në moshën 15-vjeçare me Dinamon e Zagrebit dhe më pas provoi disa eksperienca të ndryshme në Austri dhe Slloveni përpara se të rikthehej në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit ku bëri hapin e madh të karrierës.

“Tuttomercatoëeb” thekson se në krahun e djathtë të sulmit ai arrin të shfaqë gjithë potencialin e tij dhe kontrata e tij me klubin aktual të Osijek skadon në vitin 2021. “Trajneri Zekic ka në dispozicion një thesar të cilit mund t’i besojë shumë dhe nuk është rastësi që Janarin e shkuar Crotone shfaqi interes për të. Kjo ndodhi pak ditë përpara debutiumit të tij me Shqipërinë në Palermo dhe me shumë mundësi, gjatë merkatos së dimrit, interesi për të do të rikthehet”, përfundon shkrimin “Tuttomercatoweb”.

Komentoni