Lajme

Media serbe: Ja si po sillet Nehat Thaqi në burg në Serbi

Mediat serbe sjellin detaje se si është sjellja e Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili u arrestua në mesnatën e parmbrëmshme në kufi me Serbinë.

“Thaçi nuk është i izoluar dhe nuk ka trajtim të veçantë për të”, shkruhet në një artikull të gjatë për arrestimin e tij.

“Në qendrën e paraburgimit në Nish, siç kemi mësuar ne, Thaçi nuk është i izoluar nga të burgosurit tjerë”, raportojnë mediat serbe, duke cituar burimet e tyre.

Sipas mediave serbe, ai po sillet normalisht, nuk ka kërkesa të veçanta e as Gjykata e Nishit nuk ka kërkuar që për të të ketë trajtim të veçantë apo izolim.

Thaçi u arrestua për “terrorizëm”, pasi që, mes tjerash, sipas aktakuzës së Gjykatës së Nishit, ka tentuar të dëbojë serbët nga Kosova, konkretisht Lipjani, në vitin 1999.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*