Lajme

Me plisa në kokë tifozët kroatë i bien çiftelisë në Shkodër

Tifozët kroatë në prag të ndeshjes Kosovë – Kroaci, janë argëtuar edhe me tingujt e instrumentit tradicional shqiptar, çiftelisë.

 E përditshmja kroate Jutarnji.hr ka postuar në faqen e saj një video të fansave kroat duke i rënë çiftelisë, kurse mbanin në kokë plisa me flamurin e Shqipërisë.

“Atmosfera e futbollit ndihet kudo në qytetin plot jetë, arkitekturë të bukur dhe njerëz shumë miqësor”, shkruan shkruan Tomislav Zodak.

Sipas tij, nëpër dritare shiheshin flamujt vendas të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe në një dritare transparente shkruante ‘Zoti dhe kroatët’.

“Kam parë pamje që asnjëherë më parë nuk i kam shikuar! Fansa kosovarë me fanellë kroate, me shalle dhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruan Tomislav Zodak në artikullin e Jutarnjit.

Zodak shkruan se është befasuar nga një grup kroatësh nga Zagrebi, të udhëhequr nga Francis Krakan, i cili është shprehur se, “kur nuk jam në spital, atëherë jam në një ndeshje futbolli”.

Kurse fansat shqiptarë këndonin, “Lamtumirë Serbi, Kosova është Shqipëri”, shkruan Jutarnji.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*