Kosova

Lista Srpska ende s’ka vendosur se me kë do të bëjë koalicion

Lista Serbe ende nuk ka vendosur që t’i bashkohet ndonjë koalicioni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq duke shtuar se nuk beson se këtë javë do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

“Sa i përket mbajtjes së seancën konstituive ende nuk është caktuar një datë e as nuk është përcaktuar një Kryesi, deputetët e ardhshëm ende nuk janë regjistruar në Kuvend si delegatë. Proceduralisht këtë javë është e pamundur të mbahet seancë”, ka thënë Simiq.

Komentoni