Lajme

MD-AP, për forcimin e kornizës ligjore për të drejtat e njeriut

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Jashari, uroi Ministren Hoxha për pozitën e re, njëherit falënderoi ministren për bashkëpunimin e deritanishëm korrekt dhe profesional, me ç ’rast ofroi bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Ai, gjithashtu njoftoi ministren Hoxha rreth punëve, aktiviteteve dhe angazhimeve në kuadër të institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe shprehu përkushtimin për bashkërendim të aktiviteteve dhe punëve tjera të përbashkëta, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në takim, ministrja Hoxha theksoi se krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë bashkëpunimin, komunikimin dhe koordinimin e afërt me Avokatin e Popullit, mediat, shoqërinë civile, si dhe qytetarët, me qëllimin e vetëm promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan si tejet të rëndësishme bashkëpunimet e deritanishme në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në forcimin e kornizës ligjore për të drejtat e njeriut, si dhe informimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët. Të dyja palët u dakorduan që të punohet edhe më tej në forcimin e bashkëpunimit edhe në forma më konkrete. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*