Rajoni

Mbyllet në Tiranë “Çadra e lirisë” e PD-së

Pas 90 ditësh qëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sonte Partia Demokratike e ka mbyllur “Çadrën e lirisë”, ku lideri i kësaj partie Lulzim Basha tha se arritën marrëveshjen politike për ndryshimet kushtetuese të sistemit zgjedhor.

shtoi se angazhimi për reformën kushtetuese, është rezultat i vendosmërisë së opozitës, ndërsa vlerësoi se beteja vazhdon me marshimin e nisjes së fushatës.

“Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor”, vijoi ai.

Komentoni