Lajme

Mbrëmja e Neymarit, PSG bindës ndaj Guingamp

Paris Saint-Germaini ka fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen kundër Guingampit në kuadër të Ligue 1.

Lajmi kryesor i kësaj ndeshjeje ishte padyshim debutimi i Neymarit, ashtu që fokusi i kamerës ishte gjatë gjithë kohës te sulmuesi brazilian.

Skuadra mysafire luajti më mirë në 45 minutat e para, mirëpo as vendasit nuk qëndronin të qetë. Sidoqoftë, kur ekipet shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes.

Në gjysmën e dytë ndryshuan gjërat dhe PSG e zhbllokoi rezultatin. Fillimisht, nga presioni i një aksioni të Neymar, Jordan Ikoko shënoi autogol (52’).

Dhjetë minuta më pas, Edinson Cavani e dyfishoi epërsinë (62’), falë një asistimi të bukur nga Neymar.

Dhe në fund nuk mund të mungonte edhe goli i Neymarit, duke qenë se kjo ishte nata e tij (82’). Braziliani u asistua nga Cavani.

Pas dy xhirove, Paris Saint-Germaini numëron gjashtë pikë dhe ky ishte një fillim shumë i mirë i Neymarit në kryeqytetin francez.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*