Ekonomi

Mbi 92 milionë euro investime të huaja në Kosovë më pak në vitin 2016

Hulumtimi “Nevojat e Tregut të Punës”, është publikuar para institucioneve, bizneseve e akterëve të tjerë të Komunës së Gjakovë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Argjent Fetahu, kryetar i AKB-së në Gjakovë, tha se ky hulumtim është një resurs i rëndësishëm që do të ndihmojnë të gjithë akterët e tregut të punës, sidomos marrësit e vendimeve apo politik-bërësit. Ai prezantoi të gjeturat e raportit, të cilat duhet të merren parasysh e inkorporohen nga institucionet.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, është një punë e madhe që AKB-ja ka bërë në tërë territorin Kosovës duke nxjerr një dokument të rëndësishëm, jo vetëm për institucionet vendëse, por edhe ato ndërkombëtare e akterët tjerë.

Kryetari i AKB-së më shumë është fokusuar më shumë në investimet e huaja direkte në Kosovë nga viti 2008-2016 dhe hapjen e mbylljen e tyre.

Në vitin 2015 ka një tregues mjaft pozitiv e cila krahasuar me vitin paraprak ka shënuar rritje për më shumë se 103 për qind, duke mbërritur shifrën në 308.8 milionë euro, por përsëri me një rënie të lehtë në vitin 2016 duke rënë në 215.9 milionë euro apo për 30 për qind.

Pra mbi 92 milionë euro janë investimet të huaja në Kosovë më pak në vitin 2016 dhe kjo është një shqetësim i madh.

Në vitin 2008 ishin 369.9 milionë euro, më 2009 -287.4, më 2010 -368.5, më 2011 -384.4, më 2012 – 229.1, më 2013 -280.2, më 2014 -151.2, më 2015 -308.8 dhe më 2016 investimet e huaja direkte në Kosovë ishin 215.9 milionë euro.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se investimet e huaja direkte në Kosovë 2008-2016 sipas sektorëve prijnë me 60 për qind në patundshmëri, pastaj shërbimet financiare, ndërtimi, industria, minierat, shërbimet tregtare, transporti dhe komunikacioni dhe kjo po ashtu është një shqetësim i madh.

Agim Shahini, tregon se rritja e regjistrimit të bizneseve të huaja në Kosovë ka një trend pozitiv. Vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 674 biznese të huaja, krahasuar me vitin 2015 ka një rritje për 41.9 për qind.

Këto janë të dhënat e bizneseve të huaja që nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Në vitin 2003 janë regjistruar 376 biznese, më 2004- 363, më 2005- 490, më 2006- 344, më 2007- 379,më 2008 -637, më 2009 -576, më 2010 -541, më 2011 -438, më 2012 – 339, më 2013 -211, më 2014 -151, më 2015 -475 dhe më 2016 janë regjistruar 674 biznese të huaja.

Ndërsa mbyllja e bizneseve të huaja në proporcion me regjistrimin pasqyron shifra të ulëta. Realisht një rritje më e theksuar ishte në vitin 2016, ku janë mbyllur rreth 50 biznese të huaja, në krahasim me vitin paraprak ka rritje të mbylljes së për 16.3 për qind, tregon Agim Shahini.

Në vitin 2003 janë mbyllur 18 biznese, më 2004- 37, më 2005- 26, më 2006- 15, më 2007- 7, më 2008 -16, më 2009 -22, më 2010 -34, më 2011 -38, më 2012 – 37, më 2013 -29, më 2014 -44, më 2015 -43 dhe më 2016 janë mbyllur 50 biznese të huaja.

Sa i përket regjistrimit dhe mbylljes së bizneseve nga viti 2000 deri më 2016, mesatarisht çdo vit hapen më shumë se 8 mijë biznese të reja, ku vetëm më 2016 janë regjistruar më shumë se 10 mijë biznese të reja.

Ndërsa mbyllja e bizneseve vendëse po ashtu ka rritje, ku vetëm më 2016 ka arritur shifrat prej 2 mijë e 328 ndërmarrje të mbyllura. Krahasuar me vitin 2015 është shënuar rritje prej 8.14 për qind.

Pra 4 mijë e 400 biznese janë mbyllur për dy vjet.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tregoi se shkaqet kryesore të mbylljes së bizneseve janë kryesisht politikat fiskale jo adekuate me 15 për qind, mungesa e subvencioneve nga donatorët me 12 për qind, normat e interesit bankar të larta me 11 për qind, energjia e shtrenjtë me 10 për qind si dhe informaliteti dhe konkurrenca jo fer me 9 për qind.

Lazer Ramaja, drejtor i Administratës Tatimore në Gjakovë, vlerësoi të rëndësishëm hulumtimin dhe sipas tij problemet duhet të zgjedhën pa u dëmtuar asnjëra palë. Ai ka kërkuar nga kreu i AKB-së që të funksionalizohet Bordi i Ankesave.

Fuad Pallaska, nga Qendra për Punësim, tregoi se në Komunën e Gjakovës, sivjet janë të regjistruar 6 mijë e 250 të papunë, ndërsa të janë punësuar 386 persona.

Burim Emra, zyrtar i regjistrimit bizneseve në Gjakovë, tha se në këtë komunë janë të regjistruara 7 mijë e 623 biznese, ndërsa janë mbyllur 975 biznese. /KI/

Komentoni