Ekonomi

Mbi 33 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës për tre muaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016.

Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.

Në TM2 2016 numri i vizitorëve është 33, 290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë  vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49, 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre  e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 net qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, ShBA-të, etj.

Komentoni