EkonomiToplajm

Mbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të pronave kërkojnë të legjitimohen

Mbi 100 shfrytëzues të paligjshëm të aseteve të pashitura, që menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kanë paraqitur kërkesë për të lidhur kontratë për qira pranë këtij institucioni.

Në listën që kjo agjenci ka, janë 233 asete që shfrytëzohen pa kontrata. Në mesin e tyre 103 asete shfrytëzohen nga institucionet vendëse e ndërkombëtare, nga ndërmarrjet publike dhe nga rastet sociale, shkruan sot Koha Ditore.

Janë 63 institucione vendëse që nuk kanë kontratë për shfrytëzim të aseteve, por që AKP-ja nuk i konsideron uzurpatorë, por si shfrytëzues pa kontratë apo të paligjshëm.

Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, ka thënë për gazetën se Agjencia iu ka dërguar të gjithë shfrytëzuesve kërkesa që të arrijnë kontratë për shfrytëzim dhe që ata të bëjnë një gjë të tillë. 

Komentoni