LifeStyle

Mbeteni miq me ish-partnerët edhe pas ndarjes? Me ju diçka vërtet nuk është në rregull!

Ekspertët konstatojnë që disa njerëz mbajnë kontaktet me ish-partnerët sepse vërtet i duan. Mirëpo, ekzistojnë edhe të tillë të cilët nuk veprojnë kështu nga motivet fisnike, por thjesht fjala është për – psikopatë.

Psikologët nga Universiteti i Oklandit, gjatë një studimi, kanë grumbulluar të dhëna nga 861 të anketuar, të cilët u janë përgjigjur pyetjeve rreth lidhjeve, ndarjeve dhe shkaqeve përse i kanë ruajtur marrëdhëniet e mira me ish-partnerët.

Gjithashtu pjesëmarrësit në hulumtim kanë plotësuar edhe pyetësorët psikologjikë, të cilët zbulojnë anën e errët të personalitetit të tyre, siç janë: manipulimi, narcizmi dhe psikopatia.

Konkludimi kryesor është që njerëzit nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga e kaluara, sepse nga ajo akoma mund të kenë mjaft favore.

Për shembull, shumica akoma më shumë bëjnë seks me ish-partnerët, disa ruajnë marrëdhëniet e mira për shkak të favoreve materiale, të tjerët sepse akoma janë të dashuruar…

Shpesh është rasti edhe që dashnorët e dikurshëm i lidh i njëjti qëllim dhe e njëjta nevojë për këmbim informacionesh.

Megjithatë, më e keqja nga e gjitha kjo është që ekzistojnë njerëz të tillë të cilët dëshirojnë t’i mbajnë ish-partneret “sa më afër”, thjesht sepse ekziston mundësia që ndonjëherë t’u nevojitet diçka nga ato.

Pra, ata dashurinë e vjetër e shikojnë si rezervë të artë për kënaqje të nevojave personale.

Është zbuluar që njerëzit të cilët kanë linja të karakterit psikopat preferojnë lidhje të shkurtra, jo rrallë janë personalitete me narcizëm, kanë prirje të manipulojnë dhe të shikojnë vetëm interesin e vet.

Komentoni