Kosova

Mbërrin në Kosovë materiali i fletëvotimeve

Në orët e pasdites së sotme kanë arritur në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 22 tetor.

Materiali votues është nisur nga Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria e më pas rreth orës 14:00 në Republikën e Kosovës.

Ndërsa materiali në fjalë do të ruhen 24 orë nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, respektivisht nga policët e rendit që do të sigurojnë që mos të preken këto fletëvotime, shkruan Indeksonline.

 

Komentoni