Kosova

Mbahet konferenca “Kosova 10 vjet shtet – Mësimet dhe pritjet”

Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik, foli për temën, “Kosova 10 vjet shtet – Mësimet dhe pritjet”.

Dugolli fillimisht njoftoi se në Fakultetin Filozofik të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, organizohet konferenca shkencore, “Kosova 10 vjet shtet – Mësimet dhe pritjet”.

Konferenca mëton të trajtojë  në mënyrë shumëdimensionale zhvillimet e një dekade lidhur me shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë konferencë, thotë ai, do të prezantohen 27 punime nga pjesëmarrës, akademikë, studiues dhe punëtorë shkencorë nga të gjitha trevat shqiptare, nga fusha të ndryshme të shkencave humane dhe sociale.

Ata në këtë konferencë do të trajtojnë dimensionit e funksionimit të shtetit. Ka tema nga përpjekjet shekullare të shqiptarëve për çlirim nga robëria, okupimi, përpjekjet për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e Pavarësisë.

Do te diskutohet për  sukseset e Kosovës pas shpalljes se Pavarësisë, vendimin pozitiv të  Gjykatës ndërkombëtare që njohu Pavarësinë e Kosovës, por do të diskutohet edhe për të arriturat në kulturë e sport.

Por njëherit, tha Dugolli, do të diskutohet edhe për  ngecjet, funksionimi i brishtë të shtetit, dështimi në anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Është për keqardhje, thotë Dugolli, që institucionet tona, subjektet politike, nuk po munden të tejkalojnë disa probleme që po vonojnë Kosovën në rrugën drejtë integrimit në BE. /rtk/

Komentoni