Sport

Mayweather shokon: E zgjata vetë ndeshjen, doja t’ju dhuroja spektakël

Legjenda e boksit Floyd Mayweather ka deklaruar se mund ta kishte mundur kundërshtarin e tij Conor McGregor shumë lehtë në superduelin e boksit botëror, por nuk e bëri këtë gjë për të argëtuar fansat.

Në një video të publikuar në Snapchat, ai u shpreh: “Tani do t’ju tregoj të gjithëve të vërtetën.”

Amerikani, i cili mundi me nokaut McGregor në raundin e 10-të më 26 gusht në Las Vegas, tregoi se e la vetë kundërshtarin e tij që të ndeshej për një kohë të gjatë.

“Ju e dini që jam përmbajtur ndaj McGregor. E bëra këtë që ndeshja të ishte e bukur për të gjithë ju.”

Mayweather shtriu rekordin e tij profesional në 50-0, pasi mundi McGregor.

Pavarësisht deklarimeve, kampioni i UFC  këmbëngul se do ta mundte Mayweather-n nëse palët do të përballeshin sërish në ring.

Komentoni