Lajme

May: Në mars nisim procesin e daljes nga BE-ja

Britania do të nis procesin e daljes nga BE-ja në mars të vitit 2017

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se qeveria e saj do të nis procesin formal për daljen nga Bashkimi Evropian, në fund të muajit mars 2017.

May ka konfirmuar këtë afat për tërheqje nga Artikulli 50 i Traktatit të Lisbonës, në një intervistë dhënë sot BBC-së.

Ky traktat vendos rregullat që bisedimet për vendet që largohen nga blloku, duhet të zgjasin dy vjet.

Kryeministrja May ka thënë se ajo do të jap detaje të tjera për këtë proces në një fjalim që do të mbajë më vonë gjatë ditës në konferencën e parvjetshme të Partisë Konservatore.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*