ShowBiz

Matt Damon ‘shkatërron’ paraqitjen e Chris Hemsworth tek Jimmy Kimmer Live

Të martën mbrëma, Matt Damon, u paraqit papritur në skenë prapa Chrim Hemsworth përderisa aktori po përpiqej të jepte një intervistë në emisionin Jimmy Kimmel Live, raporton Kosova.info.

Ishte kjo një shaka e menduar mirë. Gjithsesi, ajo çfarë po ndodhte ishte se Matt kishe pritur një kohë të gjatë në dhomën e gjelbër në prapaskenë dhe moderatori Jimmy Kimmel nuk ‘gjente kohë’ për ta ftuar në skenë.

Përderisa Jimmy po fliste me Mark Ruffalo dhe regjisoren e filmit Thor: Ragnarok Taika Waititi në prapaskenë, Matt u paraqit në kuadër ndërsa Jimmy i dha urdhër që ai të qëndronte në dhomën e tij speciale.

“Unë nuk e kam ftuar atë. Ajo çfarë dua të them është se ne jemi shokë’ tallej Chris. “Mua më vjen keq për të. Ai nuk ka gjë pas vetes dhe përderisa e pash shokun tim në nevojë vendosa t’ia zgjas dorën. “

Në pyetjen rreth asaj se si ka mundësi  që janë shfaqur foto të dy aktorëve deri sa po shijonin pushimet së bashku, Chris u përgjigj që Matt ‘kishe shkuar në shtëpinë e tij në Australi pa qenë i ftuar.”

Përndryshe, Chris është protagonist në filmin Thor: Rganrok që pritet të shfaqet në kinema me datë 2 nëntor. /KI/

Komentoni