Kosova

MAShT: Ministri Bajrami ka vetëm një shofer

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar pas lajmit të publikuara në mediat ku thuhej se MAShT shpenzoi gati 5 mijë euro për uniformat e shoferëve të Ministrit Arsim Bajramit, duke e cilësuar si të pasaktë në informatat lidhur me vozitësit (shoferët) e këtij të fundit.

Përmes një komunikate për media Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se ministri Bajrami ka të angazhuar vetëm një vozitës dhe ai ka statusin e nëpunësit në Kabinet, nuk është shërbyes civil, (është i emëruar dhe mandati i tij është i lidhur me mandatin e Ministrit).

“Përndryshe, Divizioni për Shërbime Logjistike i MAShT-it ka një numër të vozitësve (shërbyes civil) të caktuar me organogram dhe ka bërë kërkesë bazuar në buxhetin e planifikuar (zotuar) dhe Planin e Punës së Departamentit.

Mirëpo, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, javën e kaluar ka marrë vendim për anulimin e kësaj procedure, me qëllim të verifikimit të ligjshmërisë së zhvillimit të procedurës së këtij aktiviteti, ndërsa edhe në vitin 2015 nuk ka lejuar shpenzimin e mjeteve për këtë qëllim”, thuhet në reagim.

Komentoni