Kosova

MAShT-i fillon hartimin e kurrikulës për institucionet parashkollore

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, për herë të parë ka filluar me hartimin e kurrikulës për institucionet parashkollore ku do të përfshihen fëmijët e moshës zero deri në tre vjet.

Nga  vlerësimet që janë bërë për ketë moshe të fëmijëve, planë programi i ri është vlerësuar që  do të ndikojë në marrjen e njohurive dhe formimin e shkathtësive të fëmijëve. Drejtues të institucioneve parashkollore shprehen nevojën e domosdoshme të një dokumenti të tillë, që do të ndihmonte shumë në edukimin e kësaj moshe.

Drejtoresha e Institucionit Parashkollor “Bardha”, Gëzime Rexhepi, tha për Radio Kosovën së është i nevojshëm që çdo kopsht të ketë një dokument bazë të hartuar nga eksperte që edukatorët të bazohen në të, dhe të ngritin nivelin e njohurive dhe shkathtësive për ketë moshe.

“ Ky dokument jo vetëm tash, por ka qenë i nevojshëm edhe shumë kohë me herët që të ketë një dokument bazë. Për moshën zero deri në tre vjet mese e domosdoshme  ka qenë, që të punohet dhe  hartohet diçka e unifikuar. Kopshtet duhet të kenë një dokument bazë në të cilin duhet të bazohen edukatorët, dokument që e kanë punuar ekspertet e fushës”, tha Rexhepi.

Ndërkaq, Udhëheqësja e Divizionit për Arsimin Parashkollor në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Imrane Ramadani, tha për Radio Kosovën, se ky dokument i ka munguar edukimit të kësaj moshe.  Ky plan program i ri do të ndihmoj në edukimin e fëmijëve edhe në nivelet e tjera të shkollimit.

“Është diçka që ka munguar moshës zero deri në tre vjet. Është diçka e re hartimi i kurrikulës për ketë moshe. Këto njohuri do të ndihmojnë në arritshmërine e fëmijëve edhe në nivelet e tjera të shkollimit. Investimi në fëmijërinë e hershme është investimi me i mirë dhe i domosdoshëm i një shteti i cili do ti kontribuoj edhe ngritjes se  cilësisë se arsimit në përgjithësi”, tha Ramadani

Në shtator të vitit 2018 do të filloj pilotimi i këtij plan programi në disa institucione parashkollore në Kosovë. Pas pilotimit do të behët vlerësimi dhe nëse do të ketë rezultate do të vazhdohet me implemtimin e këtij plan programi në të gjitha institucionet parashkollore.

Komentoni