Lajme

Mashkulli kthehet në femër, bëhet ushtarja e parë në front të luftës

Debatit nëse një femër duhet të luftojë në front të luftës për ushtrinë britanike i ka ardhur fundi kur doli se një femër kishte marrë pjesë në vijën e parë të luftës.

Chloe Allen, 24-vjeçare, ka bërë historinë pasi është bërë femra e parë që i është lejuar një rol nëpër zona të luftës. Ajo ka shërbyer në njësitin e këmbësorisë.

Ushtarja që shërben në Scots Guards, në vitin 2012 kishte nënshkruar që t’i bashkohej ushtrisë si një burrë i quajtur Ben.

Njoftimi se ai është kthyer në femër erdhi vetëm dy muaj pasi ish-kryeministri britanik David Cameron tha se femrat do të lejohen të luftojnë në vijën e parë.

Allen është zyrtarisht femra e parë që merr pjesë në zonë lufte, raporton The Sun. Me prejardhje nga Cumbria, ajo ishte vërejtur nga një koleg i saj, i cili e kishte parë teksa vishte rrobat e femrave.

“Është nder i madh për të bërë histori. Unë jam person normal”, ka thënë ajo për gazetën e njohur britanike.

Allen, me bazë në Aldershot të Hampshire, i ka thënë shefit të saj se dëshiron të shërbejë si femër, një vit pasi për këtë i kishte treguar familjes së saj, transmeton Koha.net.

Pasi kompletoi gjithë dokumentacionin, Allen do të shërbejë në ushtri në njësitin e këmbësorisë dhe do të vazhdojë të mbajë uniformat e një femre.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*